Qytetari, kompanisë “Besa Trans”: Zani i muzikës deri n’fund, shoferat kurrkund, shumë u hapët

Qytetari, kompanisë “Besa Trans”: Zani i muzikës deri n’fund, shoferat kurrkund, shumë u hapët

Të paktën 46 persona raportohen të vdekur në aksidentin tmerrues që ndodhi në Bullgari, prej të cilëve shumica ishin shqiptarë dhe të rinj.

Në autobus raportohet se ishin 53 persona, derisa shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

Një komentues në faqen e Facebook-ut të Besa Trans ka bërë një koment, nuk dihet nëse nga eksperienca apo thjesht me paragjykime, përcjell Periskopi.

Ai thotë që kjo kompani duhet t’i ndalë udhëtimet për në Stamboll.

“Shumë u hapët, shumë. Ndaluni pak.” – ka thënë ai.

“Radijen [radion] e lëshoni deri në fund zanin e muzikës, shoferat kërkun hiç,” vijon më tej ai.

Kujtojmë që Policia maqedonase tashmë është futur brenda zyreve të kësaj kompanie në qytetin e Shkupit./Periskopi

Shpërndaje në: