Qytetari nga Kosova arrestohet për nxitje të xhihadit në Itali

Qytetari nga Kosova arrestohet për nxitje të xhihadit në Itali

Arrestimi i tij u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar «Tut Elimi» që në turqisht do të thotë “më kap dorën”.

Shtetasi kosovar akuzohet për nxitje të aktiviteteve terroriste duke përdorur teknologjinë informatike.

Operacioni është në vazhdim. Janë duke u kryer kontrolle për evidentimin e elementëve që kanë lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet kanë  identifikuar në Brescia dhe rrethina të saj të paktën 7 persona, mes tyre dhe të re italiane që aspirojnë për xhihad. Njëri prej tyre arriti të bashkohet me radhët e ISIS.

Shpërndaje në: