Qytetari rrëfen tmerrin që po përjetojnë nëpër qendrat e vaksinimit: Ja si po iu humbin terminet

Qytetari rrëfen tmerrin që po përjetojnë nëpër qendrat e vaksinimit: Ja si po iu humbin terminet

Një qytetar në kushte anonimiteti, ka rrëfyer për Periskopin vështirësitë për termine me të cilat po përballen.

Ai ka thënë se përkundër terminit që e kishte për sot, nuk ka mundur të vaksinohet.

Sipas rrëfimit të tij që e ka nisur në adresën e Periskopit (emër i njohur për Redaksinë tonë), ka thënë se ‘pas terminit të paradites, i dështoi edhe ai i pasdites’.

Ky është mesazhi pa ndërhyrje i qytetarit, i dërguar në adresë të Periskopit:

‘Sot isha sipas terminit te cilin e kam pas para ores 8 te mengjesit me eshte thene se nuk mundesh te vaksionohesh sepse numri imadh, kam vazhdu ne pune ter diten dhe sips orarit qe e kam pas ne 19:25 u detyrova prap me ardh ne fshat ta marr bashkeshorten me te cilin e kishim terminin bashk erdha ne qender te vaksinimir, pritem me shume se 1 or, kur ne fund na konfirmun qe duhet te jeni 6 veta qe ta qelim dozen per dhenien e vaksines, ne ishim vetem 5 veta e nuk na u tha deri ne sekondat e fundit qe fillun me u largu ata. Cka te bejm, cka nese njeri nder 5 veta te ishte me aftesi te kufizuar apo te ishte me kushte te renda sociale qe detyrohet te paguan taksi, c’faj kena na per ket rast ne gjithe kete tollovi te vaksinimit qe shkojme per tu vaksinuar e kthehemi pa vaksina’.

Shpërndaje në: