Qyteti me emrin Parajsë u kaplua nga zjarri i ferrit: “Gjithçka u shkatërrua”

Qyteti me emrin Parajsë u kaplua nga zjarri i ferrit: “Gjithçka u shkatërrua”

Një ditë pasi zjarri kaploi Parajsën, duke shtyrë afër 30 mijë njerëz të evakuoheshin, Randy Stump mbeti në shtëpi ende, vetëm disa kilometra afër zjarrit masiv.

I izoluar dhe pa shërbimin telefonik në funksion, ai nuk e kishte kuptuar se sa keq ishte bërë gjendja. Kishte parë tymin, por nuk e kishte kuptuar që duhej ta linte shtëpinë deri kur i pa flakët, përcjell në shqip Periskopi.

Derisa po ikte bashkë me vëllain dhe qenin e tij, Gingerin, ai pa shkatërrimin masiv që po bënin zjarret.

“Dukej si në Irak,” tha me lot në sy. “Gjithçka u shkatërrua. Është si një makth.”

Ato vende të vogla, të rrethuara nga pyje, janë shumë popullore mes pensionistëve, shumë prej të cilëve e kishin të zorshme të evakuoheshin gjatë të enjtes derise shumë të tjerë ngecën në trafik.

Tri kufoma u gjetën jashtë shtëpive të tyre, një tjetër brenda dhe disa të tjerë nëpër vetura. Pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Është e paqartë se çka do të ndodhë kur banorët të rikthehen, ose nëse do të gjejnë ndonjë gjë që i pret ata. Ata që po iknin kanë raportuar se kishin parë dyqane, fast food-e dhe shkolla e ndërtesa tjera të qytetit tërësisht në flakë. /Periskopi

Shpërndaje në: