Qyteti më i izoluar në botë: Me ditë të zeza dhe net me diell

Periskopi.com Galeria

Fotografja ruse Elena Çernishova [Chernyshova] ka bërë disa fotografi të një prej qyteteve më të izoluara të dynjasë, Norilskut, ku ditën është terr ndërsa natën është dritë.

“Gjithmonë keni ndjenjën se dita do të agojë, por kurrë s’ndodh.” – tha Çerishova.

Norilsku është një qytet mbi Qarkun Polar në Rusi… në Siberi, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Është një prej qyteteve më veriore në botë me një popullsi prej 180 mijë banorësh.

Norilsku është ndërtuar në vitet 30’ nga të burgosurit e kampeve të Gulagut.

“E zgjodha Norilskun sepse e ka një histori interesante dhe ekziston në një lloj izolimi sepse nuk ka lidhje me qytetet e tjera ruse.” – shtoi ajo.

Ai është i vendosur 400 kilometra në veri të Qarkut të Arktikut, me një dimër që zgjat nëntë muaj. Gjatë netëve polare, dielli nuk del për dy muaj rresht.

Pothuaj në çdo banesë, mund të shihni llamba që imitojnë dritën e diellit. Ato vendosen afër dritareve. Banorët mbajnë shumë lule në banesa, në mënyrë që të kompensojnë gjithë atë mungesë të ditës e dritës.

Kur ka stuhi dielli, organizohen dy kolona me autobusë dy herë në ditë që t’i çojnë banorët në punë.

Për shkak të mungesës së diellit, banorët ndihen shumë keq, ndonjëherë në panik se dielli kurrë s’do të kthehet.

Kur vjen dita polare njerëzit kërcejnë nga gëzimi. Por, edhe kjo i ka vështirësitë e veta sepse netët mbesin me dritën e diellit dhe bëhet tepër e zorshme që të flihet. /Periskopi

Shpërndaje në: