Qyteti zviceran që do ta ndalë ndriçimin publik gjatë natës

Periskopi.com Lajme

Qyteti i Neuchâtel do të errësohet çdo natë nga ora 1 e mëngjesit deri në 5 të mëngjesit. Këshilli i qytetit ka rënë dakord unanimisht për të fikur të gjithë ndriçimin publik gjatë asaj kohe.

Nuk është domosdoshmërisht për të ulur kostot – edhe pse kjo do të ndodhte gjithashtu – por është për të mbrojtur kafshët e egra të natës.

Qyteti ka disa kilometra breg liqeni nga njëra anë dhe pyll nga ana tjetër. Është e rëndësishme të mbrohen kafshët që jetojnë atje – sipas këshilltarit përgjegjës për zhvillimin e qëndrueshëm, Mauro Moruzzi, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Por ka disa përjashtime pikërisht në mes të qytetit ku ndriçimi LED dhe detektorët e lëvizjes do të përdoren për të ruajtur sigurinë.