Rada Trajkovic: Zizek, i preferuari i medias ruse lavdëron Albin Kurtin

Rada Trajkovic: Zizek, i preferuari i medias ruse lavdëron Albin Kurtin

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkovic, ka komentuar deklaratën e filozofit slloven, Slavoj Zizek, siç e ka quajtur ajo të preferuarin e medias ruse ‘Russia Today’.

Trajkovic ka shkruar se është interesante se si opinonisti i Russia Today’ Slavoj Zizek, lavdëron pa asnjë mëdyshje, liderin e VV’së, Albin Kurtin.

Ajo tutje ka shkruar se a mundet që Rusia ta ketë vërejtur ‘potencialin’ e Kurtit dhe idetë e tij etnike-nacionalisteqë mund ta destabilizojnë rajonin.

“Interesante të shohësh si kolumnisti i preferuar i ‘Russia Today’ Slavoj Zizek lavdëron fare pa mëdyshje, Albin Kurtin. A mundet që Rusia ka vërejtur (dhe është e gatshme të kultivojë) “potencialin” e Kurtit për të destabilizuar rajonin me idetë e tij etnike-nacionaliste”.

Shpërndaje në: