“Radha e Liverpoolit ta bëjë hapin” – Këto janë ndeshjet finale të Guardiolës dhe Klopp në Premierligë

“Radha e Liverpoolit ta bëjë hapin” – Këto janë ndeshjet finale të Guardiolës dhe Klopp në Premierligë

Skuadra e Man City ka bërë një hap negative sot në ndeshjen ndaj West Hamit, pasi mori vetëm një pikë nga ky barazim në 2:2.

Guardiola me këtë lëshim duket se i ka dhënë edhe një shans Liverpoolit, shkruan Persikopi.

Aktualisht City ka 90 pikë, kurse ‘The Reds’ kanë 96 pikë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshja e radhës dhe e fundit për Cityn këtë sezon do të jetë ajo kundër Aston Villës së trajnerit Gerrard.

Ndërsa, Liverpooli e ka sfidën ndaj Southamptonit me 17 maj dhe atë ndaj Wolves me 22 maj.

Në rast fitore në të dyja ndeshjet, barazim apo humbje nga City kundër Aston Villës, djelmoshat e Klopp mund ta festojnë titullin kampion në Angli.

Shpërndaje në: