Rahovec: Vdesin për një ditë nënë e bir nga koronavirusi

Rahovec: Vdesin për një ditë nënë e bir nga koronavirusi

Nënë e bir nga fshati Pataqan i Komunës së Rahovecit kanë humbur betejën me COVID-in, në të njëjtën ditë.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Po sot kanë humbur jetën nënë e bir nga fshati Pataqan, pasi kanë qenë të infektuar me COVID”, ka thënë Latifi.

Latifi edhe përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerëve.

“E nderuara familje Ahmeti. Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju! Ngushëllime!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Shpërndaje në: