Raiola për rikthimin e mundshëm të Pogba te Juventus: Torino akoma në zemrën e tij, nuk është i lumtur tek UTD

Raiola për rikthimin e mundshëm të Pogba te Juventus: Torino akoma në zemrën e tij, nuk është i lumtur tek UTD

Paul Pogba nuk ka rinovuar akoma kontratën me Man United dhe e ardhmja e tij është tashmë thelb i spekulimeve të shumta.

Lojtari lidhet tash e një kohë të gjatë me skuadrën e Real Madrid, por po ashtu thuhet se gjasat janë të rritura për vazhdimin me Man United, pas transferimit të CR7 në ‘Old Trafford’.

Megjithatë, agjenti i tij, Mino Raiola hap shtigje të reja dhe nxit spekulimet për një rikthim të mundshëm të francezit në Torino. Raiola thotë se Torino është akoma në zemrën e klientit të tij.

“Paul Pogba do të jetë pa kontratë në fund të qershorit, kështu që do të bisedojmë me Manchester United dhe do të shohim çfarë ndodh”, ka thënë Raiola për ‘Rai Sport’, transmeton Periskopi.

“Torino është akoma në zemrën e tij. Ka një shans që Pogba do të kthehet te Juventus, por varet shumë edhe nga Juve”, shtoi agjenti i lojtarit.

Po ashtu, edhe më të gjasshëm largimin e Pogba nga United e bën fakti që Raiola thotë se francezi nuk është i lumtur atje.

“Paul nuk është i lumtur te Man Utd, dhe ai ka nevojë për një skuadër të re, për ndryshim ajri”, ishin fjalët e Raiolas.

Paul Pogba e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri në Premier League, duke regjistruar shtatë asistime në katër ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: