Raketa e dërguar nga ShBA vret një kolonel dhe 40 ushtarë rusë në Ukrainë

Raketa e dërguar nga ShBA vret një kolonel dhe 40 ushtarë rusë në Ukrainë

Vladimir Putin ka humbur kolonelin e tij të 56-të dhe 40 ushtarë të tjerë pasi ata u goditën nga një raketë e dërguar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

Komandanti i parashutistëve, Kolonel Andrei Vasilyev, 49-vjeçar, dyshohet se është vrarë gjatë luftimeve të premten në mbrëmje.

Dhe raportimet thonë se raketa me rreze të mesme veprimi HIMARS, e dërguar nga ShBA, është përgjegjëse për më shumë humbje të Kremlinit teksa lufta po vazhdon.

Nëse konfirmohet, vdekja e tij do të ishte e para nga armët me rreze deri në 43 kilometra të dërguara në Ukrainë nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Një sulm tjetër i kryer nga HIMARS në rajonin e Kharkiv goditi një post komanduese ruse duke vrarë dhe lënduar mbi 40 ushtarë rusë, ka pohuar Ukraina.

Humbjet e përgjithme ruse besohen të jenë afër 30 mijë trupa, me disa të tjerë që vlerësojnë se ato arrijnë deri në 50 mijë. /Periskopi/

Shpërndaje në: