Rakiq: Më 7 shkurt fillojmë ndërtimin e murit të ri 70 cm të lartë

Rakiq: Më 7 shkurt fillojmë ndërtimin e murit të ri 70 cm të lartë

“Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër”, ka deklaruar Rakiq, duke e ‘falënderuar siç është shprehur, kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq për mbështetjen që ka çuar, siç ka thënë ai, drejt pajtimit edhe të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë’.

Një mur i ndërtuar që në dhjetor të vitit të kaluar, në kohën kur nisi rivitalizimi i urës në lumin Ibër, u rrënua të dielën më 5 shkurt, pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit Rakiq të Mitrovicës së veriut, e me lehtësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. /Insajderi.com

Shpërndaje në: