Rakiq: Ne e shembëm murin, tani presim formimin e komunave serbe

Rakiq: Ne e shembëm murin, tani presim formimin e komunave serbe

Pyetja është nëse tani Prishtina bie dakord mbi formimin e komunave serbe, pasi Serbia ka përmbushur të gjitha që janë kërkuar prej saj, ka thënë kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

“Në pyetje është nëse Prishtina ka për të përmbushur marrëveshjen e rënë dakord katër vjet më parë, e që prej atëherë nuk është bërë asgjë”, ka thënë Rakiq, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu ka përsëritur se nesër do të fillojë ndërtimi, siç ka thënë, i ‘një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash’.

“Struktura e re do të jetë në mbështetje të ambientit dhe integrimit të plotë me projektin e ndërtimit në zonën e këmbësorëve në rrugën e Mbretit Petër”, ka shtuar Rakiq.

Siç ka theksuar ai, në takimin e mbajtur me palën kosovare për rrënimin e murit, bashkësia ndërkombëtarë gjatë gjithë kohës ishte në favor të palës kosovare.

“Në vend që të ishin neutral, ata drejtpërdrejtë ose tërthorazi mbështesnin palën shqiptare”, ka thënë Rakiq.

Gjithashtu ky i fundit ka shtuar se tensionet janë qetësuar pas garancionit që forcat ‘ROSU’ nuk do të ndërhyjnë, por njerëzit kishin frikë për jetën e tyre”

Shpërndaje në: