Rama: Ballkani i Hapur do të bëhet, edhe Kosova dhe shtetet tjera do të vijnë herët a vonë

Rama: Ballkani i Hapur do të bëhet, edhe Kosova dhe shtetet tjera do të vijnë herët a vonë

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për mediat me Presidentet e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që nisma e Ballkanit të Hapur është zbatim i Procesit të Berlinit.

Ai tha se shtetet që ende nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e saj, si Kosova, Mali i Zi, apo Bosnjë-Hercegovina, do t’i bashkohen herët a vonë.

“Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet, dhe çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur. Ballkani i Hapur do të jetë patjetër hapësira ku do të vijnë, njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë.

Dhe kush vjen më vonë, thjesht i humbet kohë vendit dhe popullit të vet. Kaq e thjeshtë është kjo”, tha Rama.

Shpërndaje në: