Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por as nuk na ndanë

Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por as nuk na ndanë

Kryeministrat Kurti dhe Rama janë pyetur lidhur me cështjen e Ballkanit të Hapur. Kurti tha se s’ka asgjë të re të flasë rretj kësaj teme, ndërkaq Rama tha se është e vërtetë ‘që është temë që i bashkon, por as nuk i ndanë”.

“Vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues mes njëri-tjetrit. Ballkani i Hapur është e një dimensioni tjetër, nuk kam asgjë të re t’ju them”, tha Kurti.

Ndërkaq Rama tha:

Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por Ballkani i Hapur nuk na ndanë. Këto kënvdështrime në këtë pikë, nuk na pengojnë që marrëdhëniet bilaterale nuk na pengojnë të ecim përpara. Porosia ime për qeverinë time është që cdo gjë që jetësojmë në Ballkanin e Hapur ta jetësojmë edhe në Kosovë”, ka thënë Rama, shkruan Periskopi.

Rama: Nuk jam i interesuar të përfshihem në politikën e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka mohuar raportimet e medias kosovare, se ‘është i interesuar të përfshihet në jetën politike të Kosovës’.

“Me këtë qeveri, është numri më i madh i marrëveshjeve të zbatuara se me cdo qeveri tjetër. Le të jetë ky një fakt, për të gjitha ata që komentojnë marrëveshjet. Unë nuk jam i interesuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës’, tha Rama./Periskopi/

 

Shpërndaje në: