Rama bën shaka me Liburn Aliun: Tash do të kesh tre gra…

Rama bën shaka me Liburn Aliun: Tash do të kesh tre gra…

Si çdoherë, edhe kësaj radhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po kujdeset për humorin në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së tij dhe Qeverisë së Kosovës.

Rama këtë herë e ngacmoi pak ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si shembull për bashkëpunimin e mirë, pasi tha me shaka se të gjithë ministrat tjerë po kërkojnë bashkëpunëtorë si ai.

“Tani shpresoj që të mos i ngelet hatri askujt, por ka një kështu… entuaziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin. Nuk e di a është rezultati i faktit që janë dy ministre me të cilat Liburni ka gjetur mënyrën se si ta maksimizojë rezultatin apo është ndonjë gjë tjetër”, tha ai.

“Por besoj Liburn, në drekën e punës ti do ta ndash këtë përvojë edhe me kolegët e tjerë sepse ka frustrim nga gjithë të tjerët se pse nuk kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim, kështu që faleminderit shumë”, shtoi Rama.

Derisa po fliste për një projekt për turizmin Rama i tha Liburn Aliut se do të bashkëpunojë me tre gra, por që ai do të jetë kordinatori.

“Dhe ajo çka unë do të sugjeroja përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës këtë rast do ishte mirë që në mbledhjen e ardhshme siç do të bëhet sot prezantimi i portit dhe hekurudhave të prezantohet një master, plan i integruar për rrugët ndër kufitare. Për temën e Mjedisit e Turzimit në atë zonë gjë që do të donte edhe përfshirjen e ministrave përkatës të Bujqësisë, kështu që Liburn tash do të kesh tre gra me të cilat do të bashkëpunosh dhe një koleg nga qeveria e Kosovës kështu që do të bëheni 5, por ti do të jesh koordinatori që të kemi sukës në këtë punë“, tha kryeministri Rama.

Këto komente ai i bëri pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku tha se ka koordinim dhe bashkëpunim shumë të mirë mes ministrive.

Shpërndaje në: