Rama dëgjon hallet e banorëve të “Banesave të Bardha”, ua shpalos programin për këtë pjesë të Prishtinës

Rama dëgjon hallet e banorëve të “Banesave të Bardha”, ua shpalos programin për këtë pjesë të Prishtinës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, kanë takuar banorët e “Banesave të Bardha”, në kryeqytet.

Përveç sjelljes së kujtimeve të fëmijërisë, Rama ka folur me banorët e kësaj lagje, për problemet me të cilat hasen çdo ditë.

“Nga platoja e cila gjendet në gjendje të mjerueshme, tek mungesa e ngrohjes qendrore dhe ashensorëve, tek mungesa e hapësirave të gjelbra dhe rekreative, banorët e kësaj lagje ballafaqohen me shumë probleme për të cilat ne kemi paraparë zgjidhje konkrete në programin tonë”, ishin zotimet e Ramës për këta banorë.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Rrugët e Banesave të Bardha më sollën një mori kujtimesh të fëmijërisë, të tregimeve të gjyshit, dhe të shokëve të parë. Së bashku me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, takuam shumë qytetarë të kësaj lagje ku diskutuam për problemet e tyre dhe për planin tim për Prishtinën, i cili përfshinë zgjidhje konkrete edhe për këtë zonë.

Nga platoja e cila gjendet në gjendje të mjerueshme, tek mungesa e ngrohjes qendrore dhe ashensorëve, tek mungesa e hapësirave të gjelbra dhe rekreative, banorët e kësaj lagje ballafaqohen me shumë probleme për të cilat ne kemi paraparë zgjidhje konkrete në programin tonë.

Së bashku, ne do ta shndërrojmë Prishtinën në një qytet me karakter unik në botë.

#PR4PR #Prishtina #PerparimRama #PerPrishtinenePaster #DashniPerPrishtinen #LDK160

 

Shpërndaje në: