Rama: E keni bërë status timin se jam vëllai i Vuçiqit

Rama: E keni bërë status timin se jam vëllai i Vuçiqit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Kurti, ka përmendur atë që disa njerëz e akuzojnë për bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ballkanin e Hapur.

Rama me ironi thotë se është vëllau i Vuçiqit, duke shtuar se kjo “i është bërë status” nga disa.

“Unë jam më shumë se kaq, jam vëllai i Vuciqit, e keni bërë status timin, se unë jam vëllai i tij. Por dua të them se kënvdështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm”, u shpreh Rama.

 

Shpërndaje në: