Rama e Kurti takojnë biznesmenët: Do të heqim të gjitha barrierat për punëtorët nga Shqipëria në Kosovë

Rama e Kurti takojnë biznesmenët: Do të heqim të gjitha barrierat për punëtorët nga Shqipëria në Kosovë

Kryeministri shqiptar Edi Rama bashkë me kryeministrin kosovar Albin Kurtin kanë  zhvilluar një akim me përfaqësues të biznesit në të dyja vendet.

Rama deklaroi se është punuar intensivisht nga të dyja administratat për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjeve të bëra në këto vite:

“Aktet e përbashkëta me administratat tona doganore reduktojnë koston për bizneset e Kosovës, që tranzitojnë përmes Shqipërisë. Besoj që marrëveshja për lehtësimin e tregtisë mes palëve do të bëjë lehtësimin e të gjithë procesit në doganë për hyrje-daljen e mallrave. Mallrat, fruta-perime do të kenë lehtësim drastik”.

Ndërkohë, Kurti tha se është me rëndësi që të hiqen të gjitha barrierat dhe të ketë një mbështetje më të lartë në fushën e inovacionit.

“Tani është koha që dy shtetet të bëjnë më shumë, të kemi zotime për heqjen e të gjitha barrierave tarifore. Është thelbësore të mundësojmë lëvizjen e lirë të punëtorëve. Ne jemi zotuar që të gjitha barrierat do të hiqen për punëtorët që vijnë nga Shqipëria”.

Takimi i Ramës dhe Kurtit me përfaqësuesit e bizneseve kosovare dhe shqiptare erdhi pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive ku u nënshkruan 13 marrëveshje.

Shpërndaje në: