Rama e përmend prapë “qenin”: E kam një lajm për ata që flasin për mosmarrëveshje

Rama e përmend prapë “qenin”: E kam një lajm për ata që flasin për mosmarrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për media, pas mbledhjes së dy qeverive është shprehur i kënaqur për marrëveshjet e nënshkruara mes vendeve.

Rama ka thënë se është rritur volumi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Është kënaqësi që sot jemi këtu, jo për faktin se është gjithmonë kënaqësi të vijmë në Prishtinë, por edhe për faktin që kemi bërë bilanc të bashkëpunimit”.

“Volumi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë 136 milionë euro, një volumë qesharak. Sot jemi në 433 milionë euro, nuk është ende volumi që ne kemi ambicien të arrijmë. Duam të shkojmë në mbi 1 miliardë”.

“Kjo është një rezultat i djersës, ambicies në të dyja anët”, tha Rama.

Rama tutje shtoi se është tërësisht i painteresuar të përfshihet në jetën politike të Kosovës.

“Kam edhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së punës mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë edhe marrëveshjet e kaluara. Shpresoj që ky të konsiderohet një fakt e jo spekulime të tjera të natyrës politike sepse unë jam i papërfshirë dhe jo iinteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”.

“Sot, kemi ekspozuar në mënyrë shumë konkrete një projekt i cili është projekti më ambicioz strategjik i një Qeverie të Shqipërisë dhe Kosovës, që është porti i ri i Durrësit dhe porti i thatë i Prishtinës. Një projekt jo vetëm që tranformon të gjithë infrastrukturën mes vendeve, por e vendos Shqipërinë sëbashku me Kosovën në qendër”./Periskopi/

Shpërndaje në: