Rama e quante Donald Trumpin turp të civilizimit

Rama e quante Donald Trumpin turp të civilizimit

Duke folur për politikë të jashtme, Rama kishte thënë se deklaratat e Trumpit, mund të ndezin sërish tensione fetare, të cilat vendi i tij ka arritur të shmangë.

“Shpresoj se Trump do të arrijë të kuptoj se ajo për çfarë ai po flet, nuk është mënyrë për të shpëtuar Amerikën, por përmes kësaj, Trump do ta turpërojë Amerikën”, kishte deklaruar Rama.

Sipas Ramës, Trump ka shfrytëzuar boshllëkun e mungesës së informacionit, mungesës së arsimit dhe mungesës së kulturës fetare së mbështetësve të tij.

Mediat e huaja kishin raportuar për këtë deklaratë të Ramës, në të cilën ishte vënë në pah, deklarata ku ai thoshte se Trump është turp i civilizimit. /Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: