Rama e thumbon Vuçiçin në Bruksel: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

Rama e thumbon Vuçiçin në Bruksel: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë konferencës në Bruksel shprehu keqardhje për Samitin e BE-së ku nuk solli asnjë rezultat pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rama tha se i vjen keq që BE-ja u tregua e paaftë të çlirojë dy pengje Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut nga vetoja bullgare.

Rama tha se nuk është surprizë nga rezultati i Samitit të sotëm, ndërsa me batutë i bëri thirrje gazetarëve që të lexojnë postimet e Ramës në Twitter dhe jo propagandën serbe.

Kjo batutë e Ramës erdhi pasi, Vucic i ndërhyri në fjalim duke i thënë se “Rama kishte pak shpresë se do të ketë rezultate pozitive sot”./Periskopi/

Shpërndaje në: