Rama i bindur për dy mandate: Prishtinën do ta shëndrrojmë në një qytet unik brenda tetë vitesh

Rama i bindur për dy mandate: Prishtinën do ta shëndrrojmë në një qytet unik brenda tetë vitesh

Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e LDK’së, Përparim Rama, është i bindur se do jetë në krye të Prishtinës së paku për dy mandate.

Rama duke e shfaqur në RTK planprogramin e tij për Prishtinën, ka thënë se do jetë këtu për dy mandate, duke shtuar se nuk ka ardhur këtu ta përdorë Prishtinën si trampolinë, përcjellë Periskopi.

“Unë do të jem këtu për dy mandate, nuk kam ardhë këtu ta përdori Prishtinën si trampolinë, të bëhem kryeministër, apo president apo kryetar i ndonjë partie. Kam ardhur këtu për Prishtinën, për prishtinalitë, për tetë vite. Katër vitet e para I kemi projektet, katër vitet e tjera do jenë projekte tjera. Prishtina do shëndërrohet në një qytet unik me karakter unik në botë brenda tetë vitesh”, ka thënë Rama./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: