Rama ia kujton Kosovës se importon më së shumti nga Serbia: Ndërkohë Ballkanin e Hapur e shihni si dominim serb

Rama ia kujton Kosovës se importon më së shumti nga Serbia: Ndërkohë Ballkanin e Hapur e shihni si dominim serb

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një vizite që kishte në disa kompani ka folur edhe për nismën e  ‘Ballkanit të Hapur’, shkruan Periskopi.

Ramës iu duk qesharake se si Qeveria Kurti ‘Ballkani e Hapur’ po e sheh si dominim serb, derisa Kosova importon më së shumti nga Serbia.

“Është për të qeshur dhe për të qarë se si Ballkani i Hapur shihet si dominim i Serbisë, ndërsa rritja dhe volumi tregtar më i madh është këtu, në Kosovë” ka thënë Rama, duke aluduar në qasjen e qeverisë Kurti.

”Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare”, tha Rama/PERISKOPI

Shpërndaje në: