Rama ironizon me Kurtin: Ku do ta çonin marrëveshjen sekrete në bagazhin e makinës, siç u tha për Behgjetin?

Rama ironizon me Kurtin: Ku do ta çonin marrëveshjen sekrete në bagazhin e makinës, siç u tha për Behgjetin?

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e partisë Albin Kurti në lidhje me pretendimet e këtij të fundit se Hashim Thaci është angazhuar për ndarjen e Kosovës.

Rama ka thënë se nëse dikush qenka angazhuar për ndarjen e Kosovës ku do ta conin atë marrëveshje sekrete në shtëpitë e tyre apo në bagazhin e makinës sic u tha për Behgjet Pacollin, raporton Gazeta Express.

“Kjo është tallja më e madhe që bëhet me Kosovën, sepse është shumë  thjeshtë si u ndaka Kosova fshehtas, nëse do të ekzistonte premisa apo mundësia që një grup njerëzish me në krye Hashim Thacin qenkan të angazhuar për ndarjen e Kosovës ku do ta conin këta Kosovën në shtëpi apo në bagazhin e makinës sic u tha për Behgjet Pacollin? Do ta sillnin në Kuvendin e Kosovës, por teoria e konspiracionit na ka bërë shumë dëme në histori”, ka thënë Rama.

Shpërndaje në: