Rama: Jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amsterdam në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, tha se është kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave.

Ai tha se është numri 1 në botë për sa i përket kësaj gjëje.

Edi Rama: Unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, unë jam numër një në botë në këtë gjë.

Moderatori: A është e rëndësishme.

Edi Rama: Në një mënyrë apo në një tjetër, të pëlqen të jesh numri një, si ai që fitoi maratonën e që ishte i vetmi në garë, kemi shumë raste të tilla. Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju më thatë me shumë mirësjellje se kur nisa këtë karrierë kisha të gjitha flokët e mi, i kisha të zeza, kisha dhëmbët natyralë, tani jo më. Më vjen keq që po ndaj disa detaje intime me ju./oranews.tv