Rama: Jemi pranë zbulimit të gazit dhe naftës

Rama: Jemi pranë zbulimit të gazit dhe naftës

Në bashkëbisedim me biznesmenë në Holandë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se jemi pranë zbulimit të një shume të madhe gazi dhe nafte në nëntokën shqiptare. Sipas Ramës kjo do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por do ketë ndikim edhe në Evropë.

“Holandë ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë  e mundur.

Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in.  Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

Shpërndaje në: