Rama konfirmon se ia kishte kërkuar dorëheqjen drejtorit të Policisë

Rama konfirmon se ia kishte kërkuar dorëheqjen drejtorit të Policisë

“Po, është e vërtetë, i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm dhe ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen”.

Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, kur u pyet nga Euronews Albania nëse i ka kërkuar të heqë dorë nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.

Sipas Ramës, arsyeja ishin zhvillimet e papëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe me vetë Policinë e Shtetit.

Gledis Nano u shkarkua disa javë më parë. Lajm u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të qeverisë, i cili nënvizoi se shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave të Nanos.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.

 

Shpërndaje në: