Rama: Kufijtë hapen kur të largohet koronavirusi

Rama: Kufijtë hapen kur të largohet koronavirusi

Kufijtë nuk do të hapen deri kur të kemi garancinë se COVID 19 është larguar nga jeta jonë, transmeton Klan Kosova.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në komunikimin me qytetarët duke ju bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në vendet ku janë, pasi jetën e kanë të sigurtë, ndërsa vuajtjen do ta kenë njësoj si të gjithë.

“Më vjen shumë keq por nuk mund të vini dot në Shqipëri sepse nëse hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe të gjithë atyre që duan të kthehen ne nuk kemi më vend për të varrosur njerëz jo si në Bergamo dhe Iran por shumë më keq. Vetëm për këtë, për asnjë arsye tjetër. Duke ndenjur aty ku jeni jetën e keni të sigurt, vuajtjen e keni si të tjerët. Nuk ka luftë që sjell gëzim, kjo është Lufta e Tretë Botërore. NATO është kthyer në organizatat humanitare dhe gjithë arsenalet ushtarake të botës janë nëpër depo se nuk i hyjnë në punë askujt. Ky armik i mbylli në shtëpi të gjithë. Kufiri është mbyllur rrugët do të hapen kur të arrijmë në përfundimin se ky armik është zbrapsur dhe nuk do të kthehet më, që të na kapë duke festuar dhe të bëjë kërdinë”, ka thënë Rama.

Shpërndaje në: