Rama mesazh Kurtit për Ballkanin e Hapur: S’është konspiracion e as lojë serbe

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Rama ka mbrojtur projektin e ‘Ballkanit të hapur’. Gjatë prezantimit të programit qeverisës, ai tha se nuk ka asnjë lojë serbe dhe asnjë konspiracion rus a kinez në këtë projekt.

Sipas kreut të qeverisë nisma e ‘Ballkanit të hapur’ u shërben femerëve në vend, turistëve, studentëve, pedagogëve dhe i punëtorëve teksa kritikoi qëndrimin e qeverisë së Kosovës lidhur me këtë projekt.

Do e bëjmë vendin me standarde europiane për fëmijet tanë pasi ua kemi borxh dhe nuk mund të presim vetëm hapjen e negociatave pasi gjërat nuk varen më nga ne por nga problemet e hallet që kanë vendet e BE-së. Kemi marrë përgëzime për Krimenë nga qëndrimi i Minsitrisë së Jashtme.

Ballkani i hapur nuk është konspiracion rus a kinez as lojë serbe. Ballkani i hapur është i fermerëve, i turistëve, i punëtorëve, i studentëve, i pedagogëvce, i tregjeve tona për kultura tona që duhet të ndërveprojnë, si ura njohje e afrimi mes popujve për paqen.

I shteve që duan të bëhen pjesë e BE-së. Ne e respektojmë qëndrimin e qeverisë së Kosovës por qëndrimet e Shqipëisë nuk negociohen askund lidhur me këtë projekt. Nuk mund të ecet përpara pa bashkëpunim, duke u izoluar. Koha do e tregojë.”

Shpërndaje në: