Rama: Në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit s’ka asnjë fakt – do t’i drejtohem Strasburgut

Rama: Në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit s’ka asnjë fakt – do t’i drejtohem Strasburgut

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka thënë se në shtator do të shkojë në Strasburg me një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë, për ‘pabazueshmërinë’

“Së pari, pyetjen që ishte shumë serioze, me Hagën. Ne jemi duke përgatitur një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, do të shkoj në Strasburg, shpresoj në shtator, për t’ju drejtuar Këshillit të Evropës, për një fakt që po bëhet shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martyt dhe influence ruse mbi këtë përrallë, të një shpie të verdhë, të trafikut të organeve.

Në aktakuzën ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk ka asnujë fakt. Për këtë dikush duhet të dëgjojë, duhet t’i hapi veshët.

Ai Tribunal është bërë për akuzat e Dick Martyt, s’ka asnjë gjë në aktakuzë.

Kemi gjithë të drejtën të besojmë se këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën që e kanë nxitur këtë raport”, ka thënë Rama./Periskopi

Shpërndaje në: