Rama në gjykatë, kundër studentëve që e qëlluan me vezë

Rama në gjykatë, kundër studentëve që e qëlluan me vezë

Kryeministrit Edi Rama pritet t’i vijë shumë shpejt thirrja për t’u paraqitur në gjykatë, në procesin ku po gjykohen studentët që e qëlluan me vezë. Avokati i studentëve e përfshiu kryministrin në listën e dëshmitarëve për t’u marrë në pyetje bashkë me gardistët që ishin me të, në nëntor të 2015. Kryeministri ishte duke dalë nga Universiteti i Shkencave Sociale, kur studentët që protestonin kundër ligjit për arsimin e qëlluan me vezë. Prej disa muajsh, 8 studentë janë duke u gjykuar për goditjen nga kryeministrit. Studentët ishin në oborrin e universitetit kur u ndaluan nga policia dhe u shoqëruan në komisariat.  /lapsi/

Shpërndaje në: