Rama nënshkruan lëvizjen në kabinetin qeveritar, zbulohet arsyeja e largimit të…

Rama nënshkruan lëvizjen në kabinetin qeveritar, zbulohet arsyeja e largimit të…

Zbulohet arsyeja e levizjes së fundit në kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zv.minisrin e Mbrojtjes, Idlir Peçin. Vendimi është marrë në datën 3 korrik në mbledhjen e radhës së Këshillit të ministrave.

“Ministria e Mbrojtjes njofton se lirimi nga detyra i Idlir Pecit si zevendesminister eshte bere me kerkesen e tij per arsye profesionale”- njoftoin zyrtarisht MM. Bashkë me publikimin e arsyes, Ministrja e Mbrojtjes e “falenderon z.Peci per angazhimin e tij ne kete institucion dhe i uron gjithe te mirat ne angazhimin e tij te ri”.

Sot paradite u njoftua se “Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Vendimi

VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Edi Rama

Shpërndaje në: