Rama: Nëse Kosova dhe Shqipëria janë një, Vuçiqi mund të shkojë edhe në hënë po të dojë – përballë na ka ne

Rama: Nëse Kosova dhe Shqipëria janë një, Vuçiqi mund të shkojë edhe në hënë po të dojë – përballë na ka ne

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Aleksandër Vuciqit, se ‘Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën’.

Ai ka thënë se nëse ‘Kosova dhe Shqipëria janë një përballë Serbisë, ai mund të shkojë edhe në hënë po të dojë”, përcjell Periskopi.

“Nëse jemi një, Vuciq le të shkojë në lindje, perëndim e ku të dojë, ai do të ulet me ne, me shtetin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe do të bisedojë me shtete sovrane dhe të pavarura. Por përballë deklaratave të tilla provokuese, ka dy rrugë, njëra është rruga e barrikadimit, tjetra e përballimit”, tha Rama/PERISKOPI/

Shpërndaje në: