Rama ‘nguc’ Albin Kurtin në sy: Serbëve të Kosovës iu paguhet edhe rryma si askund në botë

Rama ‘nguc’ Albin Kurtin në sy: Serbëve të Kosovës iu paguhet edhe rryma si askund në botë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se ka qenë në humor më të mirë se kryeministri ynë, Albin Kurti në takimin që mbajtën sot në Qeverinë e Kosovës.

Ai i ka përmendur Kurtit edhe pagesën e rrymës prej 11 milionë eurosh që po i bën qytetarëve serbë në veri të vendit, përkundër që e kishte kundërshtuar vazhdimisht sa ishte në Opozitë.

“Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush, madje fjala vjen, iu paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga Qeveria këtu, si askund në Ballkan e askund në botë,” – u shpreh kryeministri Rama, përcjell Periskopi.

Kurti në fjalën e tij nuk bëri ndonjë koment interesant, por deklaroi se në takimin me Ramën ishte diskutuar zbatimi i mbi 150 marrëveshjeve mes shteteve që ishin bërë në mbledhjet e përbashkëta në të kaluarën.

Rama në anën tjetër, i dha mbështetje aksionit në veri të vendit. /Periskopi

Shpërndaje në: