Rama njofton për kontratën lidhur me trajtimin e qenve endacakë: Por, a e zgjidhë kjo problemin e madh?

Rama njofton për kontratën lidhur me trajtimin e qenve endacakë: Por, a e zgjidhë kjo problemin e madh?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se ka nënshkruar kontratën që vazhdon trajtimin e qenve endacakë.

Ai njofton se nga pesë pika ushqyese për qentë endacakë, do të shtohen 20 sosh.

“Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin. Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20”, shkruan Rama.

Mirëpo duket se një zgjidhje e tillë nuk është afatgjate, mirëpo Rama njofton se ‘do të vazhdojnë të punojnë drejt saj”.

“Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj”, shkruan ai./Periskopi

Shpërndaje në: