Rama pas mbledhjes së dy qeverive: Kosovarët do të përfitojnë nga marrëveshja për regjimin kufitar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar për media pas përfundimit të  mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që u mbajt sot në Elbasan.

Në konferencë Rama tha se marrëveshjet që janë arritur sot në mes të dy vendeve janë të rëndësishme për shtetet.

“Eliminimi i të gjitha procedurave të dyfishta është obligimi ynë në të gjithë sektorët dhe faktikisht në rastin konkret krijimi i manualit të ri të përbashkët për procedura standarde të operimit në doganën e Durrësit është ky për atë që thash lidhur me një nivel tjetër të lëvizjes që vie në raport me procedurat doganore”, tha kryeministri shqiptar.

Më tutje, Rama foli edhe për marrëveshjen e arritur për kalimin pa kontrolle fizike në pika kufitare, në ditë festash, vikendi dhe pushimesh verore.

“Dua të nënvizojë se është lajm i mirë për qytetarët nga të dyja anët dhe posaçërisht për qytetarët e Kosovës që vërshojnë në ditë të rëndësishme festash, në fundjava apo gjatë sezonit veror në Shqipëri, tanimë më në fund është jetësuar krijimi i një regjimi të ri doganor për ta në kufi, duke pas parasysh domosdoshmërinë që të mos krijohen radha të pafundme e për kontrolle të dyfishta”, ka thënë ai.

Rama foli edhe për marrëveshjen për shtrirjen e shërbimeve konsullore të përbashkëta.

“Dua të nënvizojë edhe atë që është një objektiv i përbashkët jo vetëm në mes të dy qeverive por edhe personalisht që të shtrijmë rrjetin e shërbimeve konsullore te përbashkëta”, ka thënë me tutje ai.

Tutej Rama ka thënë se jo të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë janë zbatuar, mirëpo nuk mund të thuhet sipas tij se rezultati është zero.

“Që të themi se jo të gjitha marrëveshjet e firmosura kanë gjetur zbatim të plotë, këtë mund ta themi pa asnjë dyshim. Unë e kam diskutuar këtë gjë sa herë që ka pasur qeveri në Kosovë. Nuk është e vërtetë se rezultati ka qenë zero. Disa marrëveshje janë zbatuar plotësisht, disa janë në zbatim dhe disa kanë ngecur. Me Albinin kemi pasur një qasje dinamike dhe jemi fokusuar tek një numër marrëveshjesh që janë konkrete”, tha ai.

Rama përmendi faktin se dy qeveritë kanë ndarë fonde për hekurudhën Durrës – Prishtinë.

“Jemi në pushtet ku ka një reflektim të bërë se çfarë nuk ka shkuar mirë në të kaluarën”.