Rama për Samitin në Bruksel: Çka të bëjmë atje, do të dëgjojme edhe një ‘jo, më fal’

Rama për Samitin në Bruksel: Çka të bëjmë atje, do të dëgjojme edhe një ‘jo, më fal’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me samitin që do të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama ka paralajmëruar refuzimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruan Rama.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Në këtë samit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë.

 

Shpërndaje në: