Rama pret në takim ambasadorin gjerman, merr mbështetje për projekte në Prishtinë

Rama pret në takim ambasadorin gjerman, merr mbështetje për projekte në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde me të cilin ka biseduar për mbështetjen gjermane për projekte të ndryshme në kryeqytet.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga ambasadori gjerman ka marr mbështetjen për projekte të cilat e kanë për qëllim sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës.

“Në takimin që zhvilluam sot me Ambasadorin e Gjermanisë zotin Jörn Rohde, me theks të veçantë diskutuam për krijimin e hapësirave kulturore në kryeqytet, si dhe për rolin e Ambasadës Gjermane në organizimin e festivalit të Manifestës, i cili do ta fuqizojë turizmin kulturor në vend.

Ambasadori më shprehu mbështetjen e tij në projekte të cilat e kanë për qëllim sigurinë dhe mirëqënien e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në: