Rama s’flet për emrat e drejtorëve që nuk i ka ende nga PDK: Sot veç për qentë endacak

Rama s’flet për emrat e drejtorëve që nuk i ka ende nga PDK: Sot veç për qentë endacak

Një pjesë e drejtorëve në Komunën e Prishtinës nuk janë emëruar ende përkatësisht nuk janë emëruar drejtorët nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në lidhje me këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka refuzuar të përgjigjet për medie, duke insistuar të flitet vetëm për problemin e qenve endacak, për çka ishte thirrur konferenca.

Ndryshe dje ka reaguar Këshilli i Prindërve pasi ende nuk është emëruar Drejtori i Arsimit.

Nga ky Këshill thanë se është papergjegjësi politike nga ana e Komunës.

“Si përfaqësues të prindërve, duke u përballur me një valë të re të pandemisë, dhe me vështirësi të riciklueshme në shkollat e Komunës së Prishtinës, shprehim indinjatën tonë të thellë që Komuna e Prishtinës ende nuk e ka emëruar Drejtorin e Arsimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në reagim thuhet se kjo është një shenjë dekurajuese dhe neglizhencë nga komuna.

“Kjo, njëherazi, është shenjë shumë dekurajuese për angazhimin tonë vullnetar nëpër shkolla: që ata që kërkuan me muaj mbështetje politike për të marrë përgjegjësi, shfaqin këtë neglizhencë në një situatë të pashembullt për arsimin në vend – që nga paslufta”,

“Rezulton, pra, se rreth 4% e kohës prej mandatit të filluar nga zgjedhjet e fundit, Komuna e Prishtinës po i kalon pa drejtor të DKA-së. Skajshmërisht e paarsyeshme”, shkruan në reagim.

Shpërndaje në: