Rama: Shqetësuese deklaratat se me demek, akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit janë drejtësi, jo – ato janë paragjykim

Rama: Shqetësuese deklaratat se me demek, akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit janë drejtësi, jo – ato janë paragjykim

Kryeministri Edi Rama, në konferencë me kryeministrin Avdullah Hoti ka folur sërish lidhur ma akuzat ndaj Thacit dhe Veselit.

“Ka të bëj me diskreditimin publik të këtij procesi përmes një shpalljeje mediatike të panjohur në praktikën e mirë të drejtësisë, të një fajësie të supozuar të kreut të shtetit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit së bashku me të tjerë dhe në këtë pikë nuk ka mundësi të bëhet asnjë kompromis në heshtje”, ka thënë Rama, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se po i sheh me shqetësim deklarata inkurajuese se ‘me demek po flitet për drejtësi”.

“Kam parë me shqetësim deklaratat inkurajuese, me demek për drejtësinë, dhe me demek një hap pozitiv ajo që gjithë bota mbarë lexoi, por aty vetëm hap pozitiv nuk ka, ishte hap shqetësues që kthen një organ të akuzës të paragjykuar detyrimisht”, tha Rama./PERISKOPI/

Shpërndaje në: