Rama: Shqiptarëve nuk u ka munguar buka kurrë, nuk jam diktator të ul çmimet e bukës

Rama: Shqiptarëve nuk u ka munguar buka kurrë, nuk jam diktator të ul çmimet e bukës

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët, pasi njoftoi krizën e adhës se do të rriten çmimet në vend.

Në profilin e tij në faqen zyrtare, një prej qytetarëve i ka thënë Ramës se avazi i tij për të dalë në televizor është i përditshëm, ndërsa shqiptarët sipas tij mërziten se nuk kanë bukë në shtëpi.

“Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!”, shkruan qytetari.

E ndërkohë kryeministri nuk ka hezituar që të kthejë përgjigje duke shkruar:

“Leon So per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!”, shkruan Rama.

Screenshot 14 6

Shpërndaje në: