Rama takim me ekspertët në orët e vona, analizon testimin e sotëm të trafikut

Rama takim me ekspertët në orët e vona, analizon testimin e sotëm të trafikut

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të shtunën dhe të dielën të bëj testimin e shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Kësisoj, sot shtatë rrugë kanë funksionuar si rrugë njëkahëshe.

Në përfundim të ditës së shtunë, kryetari i komunës, Përparim Rama është bërë bashkë me ekspertët për të analizuar testin e komunikacionit të sotëm në kryeqytet.

Në një fotografi ai shihet edhe me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj në orët e vona për të diskutuar për Task Forcën e Komunikacionit.

Ndryshe, testimi i rrugëve njëkahore në qendër të kryqytetit nuk u mirëpritën nga opozita por zyrtarët komunalë sot vlerësuan se kjo është ajo çka i duhet Prishtinës.

Shpërndaje në: