Rama takohet me mbretin e Spanjës

Rama takohet me mbretin e Spanjës

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda – janë në Pallatin e Mbretit të Spanjës Felipe VI.

Vetë Rama në Facebook e ka postuar videon ku shihet duke hyrë në pallatin mbretëror.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar po merr pjesë në samitin e NATO-së që po mbahet në Madrid.

Samiti punimet do t’i mbarojë nesër, më 30 qershor.

Shpërndaje në: