Rama thirrje Asamblesë së OKB-së për sigurinë kibernetike: Të parandalojmë sulmet

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së për sigurinë kibernetike: Të parandalojmë sulmet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i bëri thirrje Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së që të përqendrojë vëmendjen te siguria kibernetike për të parandaluar sulmet.

Në fjalën e tij Rama, tregoi rastin e sulmeve kibernetike nga Irani ndaj Shqipërisë, në korrik dhe pak javë më parë.

“Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazira do të doja ti kërkoja asamblesë të përqendronte vëmendjen te siguria kibernetike. Bota sot është e pandarë me teknologjinë. Shqipëria pësoi një sulm me qellim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”- u shpreh Rama. /Euronews.al

Shpërndaje në: