Rama thumbon Kurtin në sy: Abetarja e unifikuar do të shpërndahet në diasporë, zonën që e ka merak Albini

Rama thumbon Kurtin në sy: Abetarja e unifikuar do të shpërndahet në diasporë, zonën që e ka merak Albini

Në Prishtinë është duke u mbajtur mbledhja e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, ku deri më tani kanë folur të dy kryeministrat, Kurti e Rama.

Rama  gjatë fjalimit të tij njoftoi se ka pëfunduar faza e parë e grupit të përbashkët për abetaren e unifikuar.

Ai tha se kjo abetare do të shpërndahet te të gjithë nxënësit shqiptarë  në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi.

Kryeministri shqiptar nuk la pa përmendur edhe diasporën, duke thënë që abetarja do të shpërndahet edhe “në zonën që e ka merak vetë Albini, të diasporës”.

“Është këtu vendi i duhur për ta thënë se ka përfunduar faza e parë e punës së grupit të përbashkët për abetaren e unifikuar dhe kemi fituesin. Puna për fazën e dytë të zbatimit vazhdon dhe jam shumë, shumë i lumtur që do të kemi mundësinë së bashku me Albinin që të dorëzojmë abetaret e unifikuara. Ndërkohë që ne kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kemi folur edhe me kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me autoritetet në Serbi që kjo abetare e unifikuar të shkojë te të gjithë shqiptarët, familjet dhe fëmijët shqiptarë. Plus edhe në zonën tjetër që e ka merak vetë Albini, të diasporës. Aty kemi të sigurt që do të kemi një shpërndarje kudo që na kërkohet”, tha Rama

Shpërndaje në: