Rama: Turp për BE-në që po i mbanë peng kosovarët

Rama: Turp për BE-në që po i mbanë peng kosovarët

Kryeministri Edi Rama ka thënë se është turp për BE-në që po e mban peng Kosovën pa liberalizim vizash.

“Turp për BE-në që po mban peng kosovarët dhe arsyeja e kësaj nuk është në Kosovë. Aryseja është në Evropë, arsyeja është në politikën e brendshme të BE-së, të vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet elektorale të forcave politike që qeverisin, por ky nuk është sekret e as ndonjë turp, por turpi është që Kosova sot nuk lëvizë e lirë, jo për fajin e saj, por si rezultat i refuzimit që i bëhet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Rama në konferencë me Hotin./PERISKOPI/

Shpërndaje në: