Rama, Vuçiq e Kovaçevski takohen sot në Ohër për Ballkanin e Hapur

Periskopi.com Lajme

Tre lider të Ballkanit Perëndimor, Rama, Vuçiq dhe Kovaçevski, do takohen sot në Ohër në kuadër të nismës së ‘Ballkani i Hapur’. Samiti do mbahet përgjatë dy ditëve 7 dhe 8 qershor.

Në samit do të jetë i pranishëm Presidenti serb Aleksandër Vuçiq i cili do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Gjithashtu janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave. të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Gjatë samitit, Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë në seancat plenare në fushën e turizmit dhe kulturës, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e arsimit, një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet administratave tatimore dhe një memorandum mirëkuptimi.

Nisma Ballkani i Hapur kundërshtohet nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Ndërkohë kryeministri Albin Kurti u ftua nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në samit, por në një letër drejtuar Kovaçevskit nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen apo jo të tij në samitin e nismës ‘Ballkani i Hapur’.