Ramabaja i VV-së hahet keq me Xhemajl Hasanin e Ferrarit: “Lufta hibride serbo-ruse”

Ramabaja i VV-së hahet keq me Xhemajl Hasanin e Ferrarit: “Lufta hibride serbo-ruse”

Sadri Ramabaja, njihet në opinion për deklarata ironizuese dhe shpesh linçuese, e këtë e bëri edhe dje ndaj zyrtarit të Nismës Socialdemokrate, Xhemail Hasani i cili për publikun njihet për përfshirjen sarkastike në zgjedhjet elektorale komunale.

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Xhemil Hasani, paralajmëroi kthimin e partisë së tij në qeveri, dhe kjo duket se e ka shqetësuar mbështetësin e madh të kryeministrit Kurti, z. Ramabaja.

Madje, ai e quan z. Hasani që u bë i njohur për Ferrarin e tij «modest » edhe si « serborus ».

Ky është postimi i plotë i Ramabajës:

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate , Xhemil Hasani, ish këshilltar i zv. km të establishmentit të vjetër, FL, ka paralajmruar “kthimin” në qeveri në pranverën që vjen.

“Me pranverë kysmet koftë po kthehna në qeveri”.

Koment: Kur jeton e vepron duke ushqyer veten e rrethin me shpresat që të ofron lufta hibride serbo-ruse kundër Republikës dhe, kur asaj (luftës hibride), i bashkohesh pa vetëdije politike,  e vetkuptueshme, deklaratat si akt politik të njësojnë me mercenarët klasik.

Shpërndaje në: