Ramabaja i VV-së: Pavarësia duhej të shpallej më 2006, falë Kurtit s’po ecim më si majmunë

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka ndarë përshtypjet e tij në lidhje me situatën në veri.

“Nëse kemi ecur si majmunë qe 20 vjet, për herë të parë po ecim vertikalisht. Duhet edhe gazetarët tanë atje, edhe ne të ndihemi krenarë,” – u shpreh z. Ramabaja për situatën në veri, përcjell Periskopi.

Më tej, z. Ramabaja deklaroi se Kosova kishte arritur ta bindte qendrat ndërkombëtare të vendim-marrjes për çështjen e mos-respektimit të marrëveshjes nga Serbia.

“Kosova s’mund të pres se si të reagojnë qendrat ndërkombëtare të vendim-marrjes. Ne i kemi humbur dy vjet në shpalljen e Pavarësisë duke u bazuar në logjikë,” – deklaroi më tej Ramabaja duke nënkuptuar se Pavarësia duhej të shpallej në vitin 2006. /Periskopi

Shpërndaje në: